FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rabiot i “shkel syrin” Juventusit: Klub i madh, jemi në bisedime!

Adrien Rabiot është gati për të filluar një aventurë të re në Seria A. Në fund të qershorit, mesfushori do të lirohet nga kontrata me Paris Saint-Germain dhe do të jetë i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Një hipotezë në merkato, duket se është Juventusi, një opsion që i pëlqen së tepërmi francezi.

 

“Juventus më kërkon dhe jemi duke folur, por nuk mund të them asgjë”, ka thënë ai në një intervistë për “Corriere dello Sport”. Sezonin e kaluar ai është aktivizuar vetëm në 20 ndeshje, duke qenë për pjesën më të madhe të sezonit jashtë ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Italia më pëlqen shumë, të jesh këtu është bukur. Pres një sezon shumë impenjativ. Gjithsesi ende nuk e di se ku do të shkoj. Juventus është një klub i madh, atje çdo futbollist i madh do që të luajë. Manchester United? Është i njëjti diskutim. Duhet të vendos, për momentin jam në pushim. Shumë shpejt do ta mësoni”, deklaroi Rabiot. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?