Reali bën detyrën ndaj Bragës, fitojnë dhe Napoli, Arsenali dhe United

Real Madrid siguron fitoren e tretë në fazën e grupeve të Champions League pas triumfit 1-2 në transfertë ndaj Bragës, duke kryesuar Grupin C me pikë të plota. Madrilenët zhbllokuan takimin që në minutën e 16-të me Rodrygon, që shënoi pas asistit të dhuruar nga Vinicius Junior.

Ndërsa në minutën e 61-të, po me asist të Vinicius ishte Bellingham ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të tij, Braga tentoi të reagoi dhe ia doli që të shënonte me Djalo në minutën e 63-të, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2, teksa madrilenët kryesojnë me pikë të plota.

Ndeshja tjetër e Grupit C, ajo mes Union Berlin dhe Napolit përfundoi me fitoren 0-1 të kampionëve në fuqi të Italisë.Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 65-të nga Raspadori që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United mori fitoren e parë 1-0 ndaj Copenhagen. Harry Maguire, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 72-të pas asistit të Eriksen. Copenhagen pati mundësinë për të barazuar, por Larsson humbi penalltinë në minutën e 97-të. Arsenal bind në transfertën e Sevilla-s, të cilën e fitoi me rezultatin 1-2 dhe aktualisht kryeson Grupin B të Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?