Real Madrid zgjat “martesën” me Vinicius Junior, klauzola 1 miliard euro

Reali i Madrid ka zyrtarizuar rinovimin e Vinicius Junior deri në vitin 2027. Marrëveshja ishte mbyllur prej disa kohësh dhe mungonte vetëm njoftimi zyrtar për shtyp.

Reali e bleu Vinicius J. në korrik 2018, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në njoftimin për shtyp, klubi kujtoi sukseset e arritura nga ish-lojtari i Flamengos (ai mbërriti për 45 milionë euro):

“Në gjashtë sezonet me fanellën e ekipit të parë ai luajti 235 ndeshje, ku shënoi 63 gola dhe fitoi 9 tituj: 1 Champions League, 2 Botërorë për Klube, 1 Superkupë Europiane, 2 kampionate, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja, raporton media spanjolle, parashikon rritje rroge, që e përfshin Vinicius Jr. në listën e lojtarëve më të paguar në skuadër. Klauzola për një ofertë të mundshme do të arrijë në një miliard euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?