Reali i papërmbajtshme në merkato, firmos me “Messin e së ardhmes“

Real Madrid nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato gjatë kësaj vere. Skuadra madrilene ka firmosur me “Messin e së ardhmes”, Takefusa Kubo.

 

Mesfushori do të luajë në ekipin e të rinjve të Real Madridit, duke qenë se është 18 vjeç dhe do t’i duhet kohë për t’u ambientuar me futbollin spanjoll. Ai u ble nga FC Tokyo për 2 milionë euro nga Real Castilla dhe do të përfitojë 1 milion euro në sezon pagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takefusa Kubo do të përforcojë Real Castilla sezonin e ardhshëm, skuadra e të rinjve do të ketë talentin më premtues në botën e futbollit. Teknikë e shkëlqyer, aftësi, vizion në lojë dhe aftësi të mëdha në driblim dhe shënim”, shkroi klubi madrilen në faqen zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?