Reali gati ti “vjedhë” një tjetër yll Bayernit verën e ardhshme
Alphonso Davies, një nga lojtarët më të mirë të Bayern Munchen, dëshiron të fillojë një aventurë të re gjatë verës së ardhshme. Pavarësisht se ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Ëndrra e madhe e 22-vjeçarit është të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit.
“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë”, deklaroi menaxheri i lojtarit.
Davies nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me bavarezët dhe po pret ofertën e “Los Blancos”, aty ku do të gjente David Alaban, me të cilin ka miqësi të madhe.
KOHA JONË SONDAZH

