Reali prezanton Hazard, tifozët në delirë: Duam edhe Mbappe-n

Në Madrid është dita e Eden Hazard. Përpara 50 mijë tifozëve në delirë, “Los Blancos” kanë prezantuar në Bernabeo kampionin e tyre të rinj.  I pritur me ovacionesh, mesfushori belg ka bërë disa palexho me topin në fushë dhe më pas ka marrë fjalën pas presidentit.

“Mezi po pres që të luaj me Real Madrid dhe për të fituar tituj, ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe tani ishte që të isha këtu. Dua thjeshtë ta të shijoj këtë moment”, ka thënë mesfushori belg mes emocionesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tashmë ëndrra jote u bë realitet. Je futbollist i Real Madridit dhe je pjesë e këtij stadiumi, shtëpia jote e re. Kjo është ëndrra jote! Futbolli yt është special dhe i ndryshëm nga të tjerat. Mirë se erdhe te Real Madrid, mirë se erdhe në shtëpinë e re”, u shpreh ndërkohë Perez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifozët e “Los Blancos” presin një tjetër goditje nga presidenti Perez: Kylian Mbappe, është ëndrra e tyre. “Duam Mbappen, duam Mbappen”, janë disa nga thirrjen që janë dëgjuar në “Bernabeu”, kur Hazard shkelmonte topa drejt publikut të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?