Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet disa vende, Kosova rritje rekord

Fitorja 2-0 me Moldavinë në “Elbasan Arena” nuk i ka shërbyer Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor. Kuqezinjtë kanë humbur 4 vende, duke zbritur nga pozicioni i 62-të në të 66-in, ndikuar nga fakti që koeficienti i fitores me Moldavinë nuk i ka dhuruar pikët e mjaftueshme formacionit të Rejas (humbi pikë me Islandën), teksa ekipe te tjera si Mali, Bregu i Fildishtë apo Bolivia janë ngjitur në renditje.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur 6 pozicione në renditjen e re të FIFA-s. Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë. “Dardanët” renditen në vendin e 121-të të FIFA-s, që duke arritur pozicionin më të lart që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?