Republika Çeke vendos për fatin e trajneri Silhavy
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Çekisë vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme që trajneri i kombëtares, Silhavy të mos shkarkohet në këtë moment, pavarësisht rezultateve aspak pozitive.
Komiteti Ekzekutiv vendosi një kontratë të re për trajnerin Sylhavi, e cila zgjat deri me 30 nëntor, pra deri pas takimeve të fundit të fushatës eliminatore të Euro 2024 ndaj Polonisë dhe Moldavisë në nëntor.
Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara, Republika Çeke u shkatërrua nga Shqipëria me rezultatin 3-0 në Tiranë dhe me Ishujt Faroe fitoi minimalisht 1-0 falë një penalltie. Shqipëria kryeson renditjen e grupit me 13 pikë, e ndjekur nga Republika Çeke me 11 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

