Reus zbulon pa dashje sekretin e trajnerit Low, tregon planet e tij

Gjermania befasoi të gjithë të dielën, teksa u mund që në ndeshjen hapëse ndaj Meksikës. Për t’i shtuar më shumë polemikat ka menduar Marco Reus, i cili pas ndeshjes ka komentuar edhe lënien e tij jashtë formacionit bazë. Sulmuesi i talentuar ka rrëfyer sekretin e trajnerit Joachim Low.
Sipas tij, ishte vendosur gjatë një jave, se Reus nuk do të luante nga minuta e parë në ndeshjen hapëse të botërorit. Loë i ka thënë që në fazën përgatitore se nuk do të ishte titullar në ndeshjen ndaj Meksikës, “pasi mendojmë se do të shkojmë shumë larg në këtë botëror dhe unë do të filloj të aktivizohem nga minuta e parë në ndeshjet e rëndësishme…”
Reus më pas ka korrigjuar deklaratën e tij duke tentuar që të shmanget: “Por edhe ndeshja ndaj Meksikës ishte e rëndësishme”. Mbetet të shohim nëse Low do të ndryshojë mendim për ta aktivizuar në sfidën e radhës ndaj Suedisë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

