Rey Manaj gjen golin e parë në kampionatin turk
Sporti E Shtunë, 7 Tetor 2023 15:10
Rey Manaj ka gjetur golin e parë në futbollin turk në ndeshjen e tij të 6-të. Sulmuesi shqiptar realizoi në pjesën e dytë në ndeshjen Pendikspor-Sivasspor, e cila u mbyll 2-3 në favor të skuadrës së Manajt.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua nga Watfordi në Turqi për të rigjetur formën e tij, ku tashmë duket se është në rrugën e duhur.
KOHA JONË SONDAZH

