Rikthehet Champions League/ Bayerni, Interi dhe Real Madrid kërkojnë fitore

Sonte në mbëmje do të rikthehet magjia e Champions League, me ndeshjet e treta të fazës së grupeve. Gjithçka nis në orën 18:45, me takimin Inter-Salzburg. Zikaltërit luajnë pa Cuadrado dhe Arnautovic, ndërsa Asllani, nëse ndëshkohet me karton të verdhë, mungon ndeshjen tjetër.

Ndërkohë, Bayern udhëton në Turqi, ku do të përballet me Galatasaray-in Gjermanët duan të sigurojnë fitoren e tretë radhazi. Dueli më i fortë në letër është ai mes Sevilla dhe Arsenal, dy skuadra që kanë një formë të ngjashme, por me ekipin e Artetës disi më të avantazhuar.

Real Madrid përballet me Bragën. Trajneri Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion Courtois, Militao, Guler dhe Ceballos. Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli luan me Unionin e Berlinit. Ndeshje e fortë është edhe ajo mes Benfica dhe Real Sociedad, ndërsa United sfidon Copenhagen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?