FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rival i vështirë për Partizanin në shortin e Championsit, Shkëndija me fat

Ditën e sotme është hedhur shorti i Champions League për raundin e parë kualifikues. Kundërshtari i parë i Partizanit do të jetë ekipi i njohur i Qarabag. Kampionët e Azerbajxhanit janë një rivalë shumë i vështirë për të kuqtë, pasi kanë eksperiencë në këtë kompeticion.

 

Kjo është hera e dytë radhazi që azerët përballen me një skuadër shqiptare, pasi verën e kaluar u ndeshën me Kukësin, në turin e dytë eliminator dhe pas një barazimi pa gola në Shkodër, fituan 3-0 në shtëpinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëndija ndërkohë ka qenë me shumë fat, pasi në raundin e parë do të përballet me Nõmme Kalju, të cilët u shpallën kampion në sezonin e fundit në Estoni. Ndeshjet e para do të luhet me 9/10 korrik, ndërkohë që të kthimit 1 javë më vonë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?