“Robbeni” i Shqipërisë tmerron çekët: Ju pret ferri në Tiranë në stadium dhe në rrugë

E konsiderojnë “Arjen Robben” i Shqipërisë. Dhe nëse e keni parë golin e tij të madh kundër Polonisë, e kuptoni përse ky krahasim i tij me holandezin e famshëm.

Gjithashtu, falë këtij goli Shqipëria kryeson grupin “çek” në luftën për “Euro 2024”. Për këtë duhet shqiptarët duhet t’i thonë faleminderit djaloshit me numrin 9, Jasir Asani.

Mbrëmjen e së enjtes ai do të përballet me skuadrën çeke. Në stadiumin spektakolar “Air Albania”, ku u luajt finalja e parë e Konferencës së Ligës vitin e kaluar. Aty do të jenë më shumë se 22 mijë fansa pas “shqiponjave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju pret ferri në Tiranë; në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori futbolli”, – thotë Jasir Asani në një intervistë ekskluzive për median çeke “iDNES Premium”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asani shënoi kundër Moldavisë dhe Polonisë. Po kështu, spikati me lojën e tij kundër Ishujve Faroe dhe në Pragë.

“Njerëzit nuk blenë bileta në kohë rekord për të parë lojtarët çekë. Por ne! Ata jetojnë për të shkuar në Europian, gjë që na jep motivim”, tha Asani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?