Roma fiton me vuajtje ndaj Monza-s me 10 lojtarë (VIDEO)
Jose Mourinho kanë vijuar me fitoret, teksa mesditën e kësaj të diele kanë mundur, në “Stadio Olimpico”, skuadrën e Monza, me rezultatin minimal, 1 me 0.
Roma dominoi pothuajse gjithë sfidës, teksa që prej minutës së 41-të të pjesës ishin në epërsi numerike, pas daljes me kartonin e kuq të mbrojtësit Danilo D’Ambrosio.
Pavarësisht epërsisë në fushën e blertë, goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 90-tw, me Stephan El Shaarawy, që ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur, për të çuar topin në rrjetën e kundërshtarëve.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 6 të tabelës, me 14 pikë të grumbulluara pas 9 javëve të para të kampionatit, ndërsa Monza bie në vendin e 11, me 12 pikë.

KOHA JONË SONDAZH

