Roma rigjen fitoren ndaj Frosinones me Lukakun dhe Pellegrinin (VIDEO)

Roma rikthehet te fitorja pas dy javësh dhe bind me rezultatin 2-0 ndaj Frosinones, me miqtë që pësuan disfatën e parë pas pesë përballjesh, në takimin e raundit të shtatë të Serie A.

Roma ia doli që të zhbllokonte sfidën në minutën e 22-të me Lukakun, që shënoi pas asitit të dhuruar nga Dybala.

Ndeshja vazhdoi më rezultatin 1-0 deri në minutën e 83-të, kur Pellegrini shënoi golin e dytë për Romën pas asitit të Dybala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së shtatë të Serie A, Roma renditet në vend të 12-të me tetë pikë, ndërkohë që Frosinone në vend të dhjetën me nëntë pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?