Ronaldinjo, ylli i kampionatit të burgjeve! Braziliani elementi më i kërkuar, por nuk do mund të shënojë

Ronaldinjo vijon të jetë në burg pasi kërkoi të hynte në Paraguaji me pasaportë false. Ish-kampioni brazilian, sigurisht që nuk kalon pa rënë në sy në burg, ku të burgosurit i kanë kërkuar që të bëhet pjesë e kampionatit mes burgjeve, i quajtur “Quadrilatero”. Të burgosur dhe policë jo më shumë se 35 vjeç, mund të marrin pjesë në të dhe ish-lojtari i Barcelonës është më i kërkuari.

Rregulli i vetëm ndryshe nga të tjerët për Ronaldinjon, është ai se nuk do të mund të shënojë gjatë ndeshjeve. Të burgosurit e kanë vendosur këtë rregull për të mos krijuar shumë diferenca në turneun ku braziliani do mund vetëm të shërbejë asiste për shokët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?