Ronaldo falënderon tifozët e Juves: Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë!
Kristiano Ronaldo ka bërë mbrëmë një paraqitje fantastike ndaj Juventusit, duke shënuar dy gola, por i dyti ishte një kryevepër më vete. Ylli portugez realizoi me roveshatë, ndërkohë që tifozët bardhezi u ngritën në këmbë duke duartrokitur. Në intervistën pas ndeshjes, ai nuk e ka fshehur faktin se ka mbetur i befasuar.
“Ishte një moment i pabesueshëm, dua të falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit. Ajo që kanë bërë ishte fantastike, diçka që nuk më kishte ndodhur asnjëherë në të gjithë karrierën time. Jam shumë i lumtur për këtë”, tha portugezi.
Ai nuk e priste që të duartrokitej nga tifozët, por as që të shënonte golin me roveshatë. “Ishte një gol i madh, një goditje fantastike, nuk prisja që të shënoja një gol të tillë. Por më mirë të flasim për ndeshjen, ka qenë fantastike, kemi shënuar tre gola ndaj një ekipi të madh. Luajtëm mirë dhe jam i lumtur.
Ky është turneu ynë i preferuar. Ky është një rezultat i mirë por duhet të vazhdojmë të kemi kujdes në ndeshjen e kthimit”, deklaroi Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

