FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo me shokë kthehen në Itali në mesin e muajit, Juve gati për rifillimi

Teksa Interi ka njoftuar futbollistët e huaj që janë larguar nga Milano për t’u rikthyer, te Juventusi ende nuk ka një datë konkrete. Aktualisht janë 9 futbollistë bardhezi që janë larguar nga Italia për në vendet e tyre të lindjes.

Mes tyre përfshihet edhe Cristiano Ronaldo, i cili ishte larguar menjëherë pas derbit Juventus-Inter. Sipas  “Gazzetta dello Sport”, portugezi pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme. Pas kthimit në Itali, lojtarët do të duhet të qëndrojnë përsëri 14 ditë në karantinë përpara se të rikthehen normalitetit.

Një situatë tjetër, megjithatë, për Dybala dhe Matuidi, të cilët do të vazhdojnë të luftojnë me simptomat e Covid-19 (së bashku me Rugani-n) në pritje të lajmeve pozitive në mënyrë që të shpallen përfundimisht të shëruar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?