Ronaldo shënon tjetër dopietë: Unë jam ndryshe nga të tjerët!

Kur Cristiano Ronaldo është në formë, është e vështirë që ta ndalësh. Ylli portugez së fundmi ka shkëlqyer në Ligë e Kampionëve të Azisë duke shënuar një dopietë në suksesin ndaj Al Duhail. Në fundin e ndeshjes, ai dha një deklaratë për mediat.

“Nuk më interesojnë rekordet. Ajo që mendoj është të shijojmë momentin, skuadra jonë po bëhet gjithnjë e më e mirë. Trajneri dhe ekipi teknik na kanë ndihmuar shumë për ta vendosur skuadrën e Al Nassr në krye. Argëtim. Mendoj se kjo është fjala kyçe për atë që kam bërë.

Cristiano nuk është si gjithë të tjerët. Unë jam ndryshe nga të tjerët, kjo është arsyeja pse vazhdoj të luaj dhe të bëj gjëra të mira. Forma e mirë dhe golat kanë ardhur në sajë të ndihmës nga shokët e skuadrës”, deklaroi Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

CR7 ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 7 asistë në vetëm 22 ndeshje me Al Nasssr dhe Kombëtaren portugeze. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?