Ronaldo thyen dy rekorde të tjera në Champions League

Kristiano Ronaldo ka thyer dy rekorde të tjera me golat e shënuar kundër Juventusit në “Allianz Arena”.

Portugezi realizoi golin e 14-të në 9 ndeshjet e luajtura në këtë edicion të Champions League, por duke llogaritur edhe finalen e edicionit të kaluar ai bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që ka shënuar në 10 ndeshje radhazi në veprimtarinë elitare.

“CR7” e ka gjetur rrugën e rrjetës tre herë kundër Juventus, dy herë kundër Paris SG, dy herë kundër Dortmund , dy herë kundër Totenhem dhe dy herë kundër APOEL. Ky ishte goli i 22-të i Ronaldo në çerekfinalet e Champions League, një tjetër rekord unikal i portugezit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?