Rrahmani prezantohet në ekipin e ri në Seria A
Amir Rrahmani është zyrtarisht një futbollist i Veronës, skuadër e sapongjitur në Serinë B. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka kaluar vizitat mjekësore dhe më pas firmosi kontratën me veronezët, që në momentin e fundit mposhtën konkurrencën e Standardit të Liegit në Belgjikë.
Klubi italian do të paguajë 2.5 milionë euro te Dinamo e Zagrebit, që zotëron kartonin e mbrojtësit, ndërsa kontrata me Rrahmanin do të jetë vlefshme deri në vitin 2023.
Rrahmani sezonin që lamë pas zhvilloi 26 ndeshje në total me gjigantët e futbollit kroat, teksa ka shënuar 3 gola.
KOHA JONË SONDAZH

