Sacchi: Interi dhe Juventusi do të mbeten jashtë garës për titull nëse …

Arrigo Sacchi ka paralajmëruar Interin dhe Juventusin se do të mbeten jashtë garës për titullin kampion nëse nuk do të ndryshojnë diçka në vijim. Specialist i njohur ka kritikuar dy nga ekipet më të mëdha në shtetin fqinj.

“Interi dhe Juventusi janë jashtë garës për Scudetto-n? Nëse nuk ndryshojnë shpejt, do të thosha po. Do të ishte utopike të mendosh këto dy skuadra, siç janë sot, që luftojnë për titullin.

Inzaghi është rritur vitet e fundit, por në fund ka mbetur vetëm një taktik i mirë. Parimi është gjithmonë i njëjti: së pari të mos pësojmë gola, pastaj do të shohim. Interi luan një 5-3-2 me një tepricë të lojtarëve mbrojtës, sulmuesit dhe mesfushorët janë gjithmonë në inferioritet numerik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Allegri është trajner i madh, taktik i madh, që ka fituar shumë. Tani tifozët që e lavdëronin, po kërkojnë kokën e tij. Ai nuk po përsërit sukseset e së kaluarës, por Juve ka disa vite që po përjeton momente të vështira. Allegri bazohet në lojtarë të klasit të lartë që duhet të zëvendësojnë lojën kolektive”, deklaroi Sacchi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?