Sandro Tonali pranë varësinë ndaj basteve, dënohet 10 muaj

Sandro Tonali, mesfushor i Newcastle, ka pranuar përpara autoriteteve në Itali se ishte i varur nga bixhozi, madje bëri të ditur se ka luajtur edhe ndeshje të Milanit, ish-skuadrës së tij.

Në bazë të marrëveshjes me prokurorinë, Tonali është pezulluar me 10 muaj, dhe 8 muaj si dënime alternative. Futbollisti do të qëndrojë 10 muaj larg topit dhe fushave të blerta, ndërkohë që 8 të tjerat do i vuajë si dënime alternative.

Aty ku përfshihen takimet e organizuara nga Federata Italiane e Futbollit me të rinj të ekipeve amatore lokale. Për të shpjeguar rreziqet që lidhen me bastet. Tonali tashmë ka nisur rrugëtimin terapeutik me një specialist me synimin për t’u shëruar përfundimisht nga kjo sëmundje dhe varësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?