Sarri takim në plazh me Ronaldon, e bën qendërsulmues
Ishte përfolur që para zyrtarizimit të Sarrit, por tashmë është bërë realitet. Trajneri i Juventusit gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me yllin portugez në plazhin e Villefranche, afër Nisë, në Francë. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që thotë se trajneri i ri i bardhezinjve ka shkuar në zonën ku CR7 po kryen pushimet.
Sarri ka qenë i shoqëruar nga drejtori sportiv Fabio Paratici. Së bashku ata kanë shkuar në zonën e quajtur “Costa Azzurra”, ku janë takuar me sulmuesin portugez dhe kanë diskutuar për të ardhmen.
Maurizio Sarri, i emëruar në stolin e Juventusit vetëm pak ditë më parë, ka diskutuar me Ronaldo, duke i paraqitur idetë e tij për lojën që do të ketë skuadra kampione e Italisë. Sipas Sarri, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë në qendër të skemave sulmuese.
KOHA JONË SONDAZH

