Sarri zgjidh kontratën me Chelsea-n, gati kalimi te Juventusi
Mungon vetëm zyrtarizimi, por Maurizio Sarri duket se do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Sipas “The Guardian”, Chelsea i ka hapur rrugën strategut, duke zgjidhur kontratën me të.
Vendimtare ka qenë takimi i zhvilluar në Londër mes agjentit të tij, Fali Ramadani dhe drejtuesve të Bluve të Londrës. Ish-trajneri i Napolit ishte nën kontratë deri në vitin 2020, por me zgjidhjen konsensuale të kontratës, Juventusi nuk do të paguajë asgjë për marrjen e trajnerit.
Sarri ka qenë protagonist i një sezoni të suksesshëm, pasi e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe fitoi Europa League. Për pasuesin e tij në krye të klubit londinez, janë në listë Massimiliano Allegri, Nuno Espirito Santo, Javi Gracia, Laurent Blanc dhe Frank Lampard. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

