FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia i falet “perlës” së Kolarov, fiton ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Serbia e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës, teksa ka fituar në sfidën e parë ndaj Kosta Rikës minimalisht 1-0. Skuadra e drejtuar nga Krstajic ishte më dominuese në 45 minutat e para, ndërkohë që te Kosta Rika  ishte mbrojtësi Costa që kishte dy herë mundësinë për të kaluar ekipin e tij në avantazh me dy goditje me kokë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 56-të, teksa Aleksandër Colarov ekzekutoi në një mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Keylor Navas.  Mbrojtësi ishte në dyshim për të luajtur për shkak të një dëmtimi, por deri më tani është vendimtar.

Mitrovic humbi dy mundësi të tjera shënimi, por rezultati nuk ndryshon. Serbia merr 3 pikët e para. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?