Shënoi golin e triumfit historik ndaj Gjermanisë, Lozano: Më i bukuri në jetën time!

Meksika sot mori një fitore historike ndaj Gjermanisë 1-0, teksa golin e vetëm e shënoi Hirving Lozano. Mesfushori i talentuar u shpall edhe njeriu i ndeshjes, jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për lojën e tij fantastike. Duke folur pas ndeshjes, ai nuk e ka fshehur gëzimin e madh për këtë arritje.

“Nuk e di nëse është fitorja më e madhe në historinë e Meksikë, por me siguri që është një ndër më të mëdhatë. Ishte shumë e rëndësishme që e nisëm me këmbën e mbarë kundër kampionëve në fuqi. Ishte një rezultat i madh, që dëshmon edhe punën e madhe që kemi bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte goli më i bukur në jetën time. Ne kemi ëndërruar që të luajmë një ditë në një kupë botë, dhe që e nisëm në mënyrën e duhur. Mendoj se ishte goli më i bukur që kam shënuar”, u shpreh Lozano për mediat pas ndeshjes./Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

568951965_977048798

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?