Shënoi mes Kielinit dhe Barzajlit, Bonuçi: Unë do plasja nga inati!
Milani u mund dje me rezultatin 3-1, por Leonardo Bonuçi ishte protagonist në stadiumin që për 7 sezone ishte shtëpia e tij. Mbrojtësi i Milanit jo vetëm që shënoi golin e barazimit të përkohshëm, por e bëri atë duke mposhtur në duelin ajror Barzajlin dhe Kielinin. Ai ka festuar golin, ndërkohë q ënë intervistën pas ndeshjes u shpreh:
Nëse do të më shënonin mua një gol të tillë, mes dy lojtarëve do të plasja nga inati. Nuk e di si ndjehet Xhorxhio dhe Andrea, por unë do të plasja nga inati. Milani po rritet, por ka nevojë për lojtarë që të zgjidhin ndeshjet e mëdha siç ndodh te Juventusi”, tha ai, duke shtuar se vazhdon të ruajë miqësinë jashtë fushe me të dy lojtarët e Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

