Shënoi ndaj Lushnjës, Abazaj: Jam afër transferimit në …

Luftëtari e ka fituar takimin ndaj Lushnjës me rezultatin 2-0, në takimin e fundit që mbyll fazën e tretë për të dyja ekipet. Duke folur pas ndeshjes, Kristal Abazaj është shprehur se ekipi i tij luajti dobët.

“Kemi bërë ndeshje të dobët ndaj Lushnjes, megjithëse kemi arritur ta fitojmë këtë takim. Duhet ta theksoj se nuk jemi të kënaqur me lojën e zhvilluar. Sa i përket zërave për transferimin tim në Belgjikë, nuk dua të komentoj asgjë, pasi jam i fokusuar te Luftëtari. Holandë? Sinqerisht, nuk mund të flas. Jemi afër, gjithsesi.Të shohim fundin e merkatos dhe më pas të vendosim për të ardhmen.

Ndërsa sa i përket objektivit të skuadrës, sigurisht që është arritja në vendet e Europës. Megjithëse me shumë vështirësi, besoj se do ia dalim”, është shprehur Abazaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?