Shiten të gjitha biletat për Moldavi-Shqipëri, dy javë para duelit

Mbrëmjen e 17 nëntorit, Kombëtarja jonë pritet të vulosë përfundimisht kualifikimin e dytë historik për në Kampionatin Evropian të futbollit. Edhe pse do edhe 2 javë që të zhvillohet, sipas Federatës Moldave të Futbollit 10,500 biletat e vlefshme për “Zimbru Stadium” janë shitur të gjitha.

Raportohet se ky interes i lartë vjen për shkak se moldavët ndodhen më pranë se kurrë arritjes së një kualifikimi në Evropian dhe ndeshjen me Shqipërinë e shohin shumë të rëndësishme.

Bileta më e lirë ka pasur një çmim prej 30 eurosh, ndërsa më e shtrenjta arrin në 120 euro, teksa, sipas sektorëve, në shitje ka pasur edhe bileta me çmimin 40, 60 apo 80 euro. Ndërkaq, përveç tifozëve moldavë në stadium pritet të jenë rreth 700-750 tifozë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?