Shkarkimi i Tuchel, ja kush është kandidati numër një për ta zëvendësuar
Chelsea sot njoftoi largimin e Thomas Tuchel. Humbja në Champions League dhe nisja jo e mirë e kampionatit këtë sezon bëri që drejtuesit të marrin masa.
Mediat angleze raportojnë se Graham Potter i Brightonit është favorit për të marrë drejtimin e bluve, por gjithashtu si opsion mbeten edhe Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino
Todd Boehly dhe Behdad Eghbali janë në lëvizje për pasuesin e Tuchel, teksa ky vendim pritet të jetë i rëndësishëm dhe për Brojën, i cili nuk ka mundur të shfaqë më të mirën e tij me strategun gjerman.
KOHA JONË SONDAZH

