Shkumbini me trajnere femër, turkja merr drejtimin e skuadrës

Ilknur Aktash, trajnerja nga Turqia, ishte këto kohë krahu i djathtë i trajnerit të parë të Shkumbinit, Hetem Çapja, por tashmë është graduar për më lart. Klubi peqinas vendosi shkarkimin e Çapjes dhe ekipin, të paktën përkohësisht, e ka marrë në dorë Aktash.

Presidenti Ali Kasa mësohet se ka mbetur i pakënaqur nga rezultatet, pasi Shkumbini ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e para në Kategorinë e Dytë. Kjo është konsideruar shumë pak për një skuadër në të cilën është investuar për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Altash do të jetë përkohësisht në stol, dhe se drejtuesit po mendojnë për një trajner mbi baza të përhershme, që mund të jetë nga Elbasani ose nga Peqini. Ilknur Aktash mbërriti në Shqipëri pas një akordi që të punonte ndihmës-trajnere tek Shkumbini, si dhe të krijonte sa më shpejt që të ishte e mundur skuadrën e vajzave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?