“Shqipëri, Shqipëri”, tifozët malazezë tërbojnë serbët në Beograd dhe plas sherri në tribuna (VIDEO)

Kombëtarja e Serbisë arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme 3-1 kundër Malit të Zi për grupin G kualifikues të Euro 2024. Në tribuna ndërkohë pati kaos dhe përplasje mes tifozëve miq dhe policisë.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, pas golit të avantazhit të Serbisë me Mitrovic në minutën e 73. Një anëtar i sigurisë mori një flamur të tifozëve të Malit të Zi, me situatën që u tensionua.

Miqtë filluan të përlesheshin me policinë, teksa sipas mediave serbe shumë karrige “fluturuan” nga tribuna e miqve. Situata mund të përkeqësohej, ndërsa gjithçka u qetësua edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga tribunat e tifozëve serbë u dëgjuan edhe thirrje: “Shqipëri, Shqipëri”, kjo për të ironizuar përplasjet e malazezëve me policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?