Shqipëria “ha” kokat e trajnerëve, trajneri serb mund të shkarkohet në Tiranë

Bullgaria nuk vjen në një situatë aspak të mirë për miqësoren e nesërme ndaj Shqipërisë. Skuadra bullgare humbi 0-2 përballë Lituanisë të shtunën, duke mbetur në vendin e fundit në grup.

Zero fitore dhe vetëm dy barazime të regjistruar në gjashtë takime të zhvilluara në grupin G të eliminatoreve të Euro 2024. Në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Mladen Krstajic, i cili ka marrë përsipër përgjegjësitë e ecurisë së dobët.

Humbja ndaj Shqipërisë i kushton shumë Silhavy-t, ndaj Ishujve Faroe rrezikon shkarkimin. 49-vjeçari nuk e ka mohuar mundësinë e dorëheqjes pas disfatës në Sofje dhe po mendon seriozisht largimin nga posti i trajnerit të Bullgarisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtypi bullgar shkruan se Krstajic do të drejtojë ekipin kombëtar edhe në “Air Albania”. Takim pas të cilit drejtuesit e Federatës Bullgare të Futbollit (BFU) do të marrin vendimin përfundimtar pas miqësores së të martës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?