Shqipëria ndaj Bullgarisë mori fitoren e 100 në histori

Shqipëria ka arritur shifrën e 100 fitoreve në historinë e saj si Kombëtare, pikërisht në ditën kur thyen Bullgarinë pas plot 73 vitesh. Një tetor rekordesh, i mbyllur dje me miqësoren e fituar 2-0, në një 90-minutësh që foli vetëm për të besuarit e Sylvinhos, të cilët argëtuan rreth 15 mijë tifozë në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë dominuam totalisht Bullgarinë, ndaj së cilës kishim fituar për herë të fundit me shifrat 2-1 më 4 qershor 1950. Ishte koha kur legjenda e futbollit shqiptar, Loro Boriçi dhe ish-sulmuesi Vasif Biçaku, shënonin për Shqipërinë, ndërsa e marta e 17 tetorit 2023 u vulos nga Qazim Laçi dhe Ernest Muçi, me këtë të fundit që u bë protagonist i një super goli me goditje nga jashtë zone.

Në 373 ndeshje zyrtare, që nisin nga viti 1946 dhe deri më tani, Shqipëria ka regjistruar 100 fitore, 78 barazime dhe 195 humbje, me një golavarazh në total që shkon në 347 gola të shënuar dhe 567 të pësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?