Shqipëria sfidon sot Bullgarinë, testi i parë miqësor për Sylvinhon

Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren e parë në epokën Sylvinho, ku do të presë Bullgarinë. Braziliani deri më tani ka drejtuar kombëtaren vetëm në ndeshjet zyrtare të kualifikueseve për Euro 2024 duke pasur një bilanc shumë pozitiv me katër fitore, një barazim dhe një humbje.

Kuqezinjtë për vetë rezultatet e fundit, do të jenë më të relaksuar në fushë, sidomos pas triumfit me Çekinë që i afroi jashtë mase me kualifikimin në Europianin e vitit 2024 në Gjermani.

Ndaj Bullgarisë, trajneri Sylvinho do t’i japë një shans lojtarëve që kanë marrë më pak minuta në ndeshjet kualifikuese, teksa rotacioni i gjerë pritet të përfshijë 11-shen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri brazilian në konferencën për shtyp ditën e djeshme konfirmoi se do të ketë 3-4 ndryshime në formacion, ndërkohë që gjatë sfidës mund të jenë të shumta lëvizjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?