FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët e Zvicrës e bënë për “spital”, Neymar humbet sfidën me Kosta Rikën?

Neymar rrezikon që të mos luajë në ndeshjen e radhës në Kupën e Botës, pas ndeshjes shumë të vështirë ndaj Zvicrës. Ylli brazilian pësoi 10 ndërhyrje të gabuara, duke vendosur një rekord, teksa para tij është vetëm Alan Shearer, i cili pësoi 11 ndërhyrje të gabuara në fitoren e Anglisë ndaj Tunizisë në “Francë 1998”.

“The Sun” shkruan se braziliani ende nuk është në 100 për qind të formës së tij, diçka që është konfirmuar edhe nga Tite para ndeshjes, por ai vendosi që ta aktivizonte nga minuta e parë. Neymar mund të lihet pushim ndaj Kosta Rikës, pasi ka marrë shumë kritika. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?