Shtangu Skënderbeun në Korçë, Danilo Alvesh: Kisha javë pa shënuar!

Braziliani Danilo Alvesh shënoi golin që vendosi takimin në Korçë, mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke evidentuar edhe forcën e kundërshtarit.

“Skuadra ka luajtur shumë mirë, Skënderbeu është një skuadër e fortë. Sot e patëm të vështirë, por sot u rikthyem në lojë dhe rezultate. Do luajmë edhe ndeshjen e kthimit, e më pas do shohim edhe finalistin tjetër, Kukësin apo Laçin.

Ngërçi psikologjik? Të gjithë lojtarët po punojmë fort, nuk di ta shpjegoj. Kemi dhënë më të mirën. Sot ishim me fat, nuk dua ta lartësoj shumë këtë fitore. Do mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit, pasi asgjë nuk është mbyllur. Jam i lumtur, pasi është bukur të shënosh për një sulmues. Kisha javë pa shënuar, dhe tashmë vjen ky gol”, ka thënë Danilo Alvesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?