Shtyhet ndeshja Ada-Partizani B, pas një fatkeqësie të presidentit

Ndeshja Ada-Partizani B, e vlefshme për Kategorinë e Dytë, nuk do të zhvillohet sot pasdite, pasi një fatkeqësi ka goditur familjen e presidentit të skuadrës nga Velipoja, Alfred Pjetri.

Vëllai i tij ka humbur jetën në Itali në moshën 40 vjeç, pas një aksidenti tragjik. Stafi teknik dhe futbollistët e Adës nuk kanë dashur ta luajnë ndeshjen, por të jenë pranë presidentit të tyre në këtë moment të vështirë.

Drejtuesit e klubit kanë kërkuar nga FSHF-ja ta shtyjë ndeshjen e sotme, dhe kjo kërkesë është pranuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?