Shtyrja e ndeshjes Kosovë-Izrael, UEFA: Do të luhet në muajin nëntor!
UEFA njoftoi zyrtarisht këtë të enjte se ndeshja Kosovë-Izrael është shtyrë për të ardhmen. Nga ana tjetër, përballja mes Izraelit dhe Zvicrës, e cila duhej të luhej sonte, tashmë ishte shtyrë për në nëntor.
Izraeli ka qenë në një gjendje lufte që nga e shtuna e kaluar, pas inkursionit nga Gaza, nga milicët e Hamasit të armatosur rëndë, të cilët sulmuan disa qytete pranë Rripit të Gazës.
Deri më tani, 1300 vdekje janë regjistruar në territorin izraelit, sipas burimeve mjekësore të cituara sot nga shtypi lokal. Numri i të plagosurve të shtruar në spitale në vend është 3268.
KOHA JONË SONDAZH

