Simunic, mbrojtësi që u ndëshkua me 3 kartonë të verdhë në një ndeshje (VIDEO)

Botërori i vitit 2006 i zhvilluar në Gjermani, padyshim mund të mbahet mend nga të gjithë. Në të nuk munguan as episodet e veçanta. Luhej ndeshja mes Kroacisë dhe Australisë, e fundit për fazën e grupeve të Kupës së Botës. Të dyja skuadrat kishin futbollistë të njohur në fushën e lojës, por protagonisti i ndeshjes u bë Graham Poll. Gjyqtari anglez në atë ditë ndoshta i dha fund arbitrimit, pasi bëri një ndër gafat më të pafalshme.

 

16 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, mbrojtësi kroat Josip Simunic u ndëshkua nga arbitri me karton të verdhë, deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Pak minuta nga fundi i kohës së rregullt, mbrojtësi u ndëshkua sërish me të verdhë për një faull të dyfishtë në mesfushë. Poll vrapoi drejt tij duke i treguar kartonin e dytë të verdhë, por jo të kuqin.

Swiss Digital Desktop Reklama

I habitur nga veprimi i gjyqtarit, Simunic vijoi që të qëndronte në fushën e lojës, ndërkohë që në minutat shtesë, ai do të bënte një tjetër faull, dhe pas një diskutimi me arbitrin, u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë. Gabimi i Poll, për fatin e mirë, nuk ndikoi në ndeshjen e Australisë, që u kualifikua për në çerekfinale, ku do të eliminohej me penallti nga Italia. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?