Siti nis përmbysjen e madhe në 45 minutat e para, Xheko shokon Barçën (VIDEO)

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Champions League, me të njëjtat rezultate 1-0. Në “Etihad Stadium”, Siti gjeti menjëherë rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë Sterling pason në zonë për Gabriel Zhezus, i cili e ka çuar topin në rrjetë. Ekipit të Klop i duhen edhe dy gola të tjerë për të rikuperua humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.

E njëjta tablo edhe në ndeshjen tjetër, teksa verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 6-të. Xheko mori një pasim fantastik në zonë, dhe më pas arriti që të mposhtë portierin Ter Stegen. Roma ka dominuar në 45 minutat e para, teksa i duhen dhe dy gola për të siguruar kalimin për në gjysmëfinale. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?