S’ka gola as në Tiranë dhe as në Rrogozhinë, dy sfida të vakta

Dy sfidat e tjera të javës së 7-të në Kategorinë Superiore u mbyll pa fitues, me dy barazime 0-0 në sfida të luftuara, ku munguan golat. Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje me shumë tension dhe dyluftime fizike. Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga një lojtar më pak në fushë, pas kartonëve të kuq të akorduar nga gjyqtari në pjesën e dytë.

Edhe në “Arenën Kombëtare”, përballja mes Tiranës dhe Teutës nuk solli fitues. Sfida u karakterizua nga pak raste të pastra për shënim dhe mungesë e qartësisë në fazën sulmuese të të dyja ekipeve.

Në renditje, Egnatia ruan vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Vllaznia kryesuese. Teuta ngjitet në podium me 11 pikë, po aq sa edhe Dinamo, që pozicionohet e pesta. Ndërkohë, Tirana vazhdon krizën e rezultateve dhe qëndron në vendin e tetë me vetëm 6 pikë pas shtatë javësh kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?