FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka surpriza, Lampard merr drejtimin e Chelsea-t këtë fundjavë

Frank Lampard, duke përjashtuar ndonjë të papritur, do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t. Legjenda e Bluve të Londrës pritet që të zërë vendin e Maurizio Sarrit, i cili është zyrtarizuar te Juventusi.

“London Evening Standard” shpjegon se javën e ardhshme do të vijë edhe zyrtarizimi i klubit londinez. Lampard, sipas mediave angleze, do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, teksa kujtojmë që ka qenë pjesë e Chelsea-t për plotë 13 vite.

Lampard u largua nga “Stamford Bridge” në vitin 2014, ndërkohë që nga 2018 është në krye të Derby County. Ai u afrua shumë pranë kalimit në Premier League, por humbi sfidën e “Play Off”-it. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?