Skandal bastesh në Itali, edhe Tonali e Zaniolo janë të përfshirë

Skandali i basteve ka prekur edhe Kombëtaren italiane, teksa dy futbollistët Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë larguar nga grumbullimi, pikërisht për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Dy futbollistëve u është gjetur emri në telefonin e mesfushorit të Juventusit Faggioli, i cili gjithashtu po hetohet për përfshirje në skandalin e basteve, pasi ka luajtur vetë në platforma ilegale.

Mediat italiane raportojnë se Zaniolo e Tonali janë larguar mes lotësh nga grumbullimi dhe u kanë treguar familjarëve se kanë luajtur vetëm poker dhe blackjack në platformat ilegale të basteve, duke mos u përfshirë asnjëherë në parashikimin e ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera befasi, që mund të tronditin jo pak futbollin në Itali, teksa futbollistët e përfshirë në luajtjen e basteve sportive rrezikojnë pezullime të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?