Skënderbeu fiton ndaj Partizanit, vendos një gol i Rashicës

Skënderbeu triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Një goli i shënuar nga Rashica me penallti në minutën e 82-të, i dha fitoren korçarëve, që i shkaktojnë kështu humbjen e parë Partizanit.

Të kuqtë e kryeqytetit kishin dy raste të mira para golit, me Mba dhe Da Silvën, por portieri Alia ishte në një ditë mjaft të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, 1 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Partizani mban vendin e pestë me 8 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe bar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?