FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sokol Kushta “thumbon” Dukën: Urime për ekipin e Dukatit

Legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta, ka reaguar pas mbylljes së Kategorisë Superiore. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish futbollisti i skuadrës së Flamurtarit ka akuzuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, për gjendjen në të cilën ai ka zhytur futbollin shqiptar.

“Urime për ekipin e Dukatit. (Oriku kush se di). Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në Kategorinë e të mëdhenjve… Dinamo…Kavaja…Elbasani…Fieri…Lushnje…Peqin .. dhe më në fund Vllaznija… harrova ca ekipe po s’ka gjë dhe kjo ditë erdhi fal FSHF-së dhe presidentit që i bëri të gjithë ekipet njësoj.

Do qe bukur një turne, Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Dukati, shumë njerëz mërziten me ca gjëra që shikojnë, por janë këta bashkiakët. Këta njerëz që votojnë për këtë kampionat të shëmtuar”, shkruan Sokol Kushta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?