FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Solskjaer jep “OK” për shitjen e Paul Pogba

Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë dritën jeshile për të larguar Paul Pogba. Trajneri i Mancester United sipas “Daily Star”, e ka nxjerrë në merkato francezin dhe tashmë është në pritje të ndonjë oferte sa më të mirë. Disa ditë më parë, Pogba shprehu dëshirën për të nisur një karrierë të re futbollistike.

 

26-vjeçari transalpin po ndiqet nga Real Madrid dhe Juventusi, teksa mesfushori është në dilemë të madhe, pasi i pëlqejnë të dyja skuadrat. Pogba ka qenë edhe më parë pjesë e bardhezinjve nga viti 2012 deri në 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Solskjaer është i bindur që shuma që do të merret nga shitja e francezit, mund të përdoret në merkato për të përforcuar sa më shumë skuadrën, që vjen pas një sezoni shumë të vështirë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?