Sopoti godet në merkato, dy lojtarë të kombëtares nigeriane bashkohen me ekipin

Këtë fundjavë do të startojë Kategoria e Dytë, pjesë e së cilës është edhe Sopoti në grupin A.

Klubi librazhdas ka hedhur vështrimin për lojtarë nga Afrika e largët duke afruar dy lojtarë cilësorë që kanë qenë grumbulluar tek U21 e Nigerisë dhe ajo A.

Për trajnerin Besnik Kola janë venë në dispozicion sulmuesi 21 vjeçar Abdoul Rachid Amoumane Inkad si dhe mesfushori 29 vjeçar Fayçal Iboun Abdoulaye. Një futbollist me CV të pasur, teksa vjen nga skuadra AS Police (Niamey).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sopoti në ditët e fundit ka patur një dyndje lojtarësh, kryesisht të huaj por shumica e tyre nuk bindën dhe janë larguar. Gjithsesi, pritet që ekipit këto ditë t’i bashkohet edhe ndonjë lojtar tjetër vendas, me të cilin mendohet të mbyllet edhe merkato në hyrje. /Haxhi Balliu/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?