Sot dy supersfida. Në fushë zbresin pretendentët, dhe katër shqiptarë


Botërori rus rikthen në fushë dy skuadrat e kuotuara më lart për të ngritur trofeun në fund. Në ditën e katër të kampionatit botëror, Gjermania do të nisë mbrojtjen e trofeut në sfidën përballë Meksikës në orën 17:00, dhe në orën 20:00 zbresin edhe 4 shqiptarët e Zvicrës.
Gjermanët mbërrijnë në këtë kompeticion në një formë të mirë. Kanë 28 ndeshje pa humbje dhe në 10 ndeshjet e fundit kanë fituar po 10, në 7 prej tyre janë shënuar mbi 3 gola.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Luzhniki, aty ku do të jetë edhe finalja e madhe e Kupës së Botës. Më pas vëmendja do të zhvendoset nga Moska në Rostov, ku në fushë do të zbresë një tjetër pretendent. Brazili do të ketë përballë Zvicrën e katër shqiptarëve.
Brazilianët kanë 17 ndeshje që nuk e njohin humbjen, por Zvicra ka treguar që është një kockë e fortë dhe surprizat edhe mund të ndodhin.
KOHA JONË SONDAZH

